Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Në mbështetje të Hailey Bieber/ Selena Gomez bën gjestin e veçantë për modelen  

Në mbështetje të Hailey Bieber/ Selena Gomez bën gjestin e

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, ka realizuar një video në “TikTok” ku ka reaguar në lidhje me një intervistë të podcast-it të modeles së njohur, Hailey Bieber. Kjo e fundit është bashkëshortja e ish-partnerit të Selena-s, Justin Bieber.

Në videon në fjalë, 30-vjeçarja është shprehur se talljet janë të poshtra dhe neveritëse dhe u ka kërkuar njerëzve që të jenë të sjellshëm. Gomez gjithashtu u rikujtoi fansave se fjalët kanë rëndësi dhe u shpreh falenderuese ndaj njerëzve që e dëgjuan.

Ndërkohë në mënyrë indirekte, Selena adresoi urrejtjen që ka vërshuar ndaj Hailey-t që kur marrëdhënia e saj me Justin u bë publike.

“Nuk është e drejtë dhe askujt nuk duhet t’i drejtoheni kurrë në mënyrën që kam parë. Shpresoj ta kuptoni se kjo është më madhore se gjithçka tjetër”, shprehet këngëtarja e famshme.

Nga ana tjetër, Hailey zbuloi në podcastin “Call Her Daddy”, se kishte folur me Gomez pas martesës me Justin Bieber në shtator të vitit 2018. Hailey gjithashtu në mënyrë indirekte iu drejtua fansave “Jelena”, duke sqaruar se ajo kurrë nuk e “vodhi” Justin-in nga Gomez. Modelja u shpreh se kjo gjë nuk është në karakterin e saj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore