Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Në Bllok ke vajza që merren me qira”, gazetari i njohur: Gjatë verës bëhet vatra e emigrantëve

“Në Bllok ke vajza që merren me qira”, gazetari i njohur:

Gazetari i njohur, Bledi Mane, teksa fliste për jetën në Bllok u shpreh se aty vajzat merren me qira.

“Blloku ka rreth 2 mijë klientë të përhershëm. Janë dy mijë fytyra që e njohin njëri-tjetrin dhe janë aty rezidentë, jo që jetojnë, që kanë kafenetë e tyre. Në Bllok shkojnë provincial të sapo ardhur, ke vajza që merren me qira, shfrytëzojnë veten. Blloku është vitrina ku vajzat në përgjithësi shkojnë për t’u ekspozuar. Gjatë muajt të verës dhe fund vitit, bëhet vatra e emigrantëve”, tha Mane.

Ky i fundit shtoi se “edhe në urbanistikë, edhe në jetën urbane e sociale, çdo metropol, çdo qytet i madh ka atë pjesë që quhet downtown”.

“Pra është ajo pjesa që ka dyqane të shtrenjta, lokale të shtrenjta dhe ku njerëzit bëjnë atë sfilatën e rrobave të shtrenjta e makinave të shtrenjta.

Blloku fatmirësisht apo fatkeqësisht vazhdoi të mbetet i tillë mbas ’91 kur njerëzit kryqëzohen dhe shfaqin atë që ndoshta e meritojnë apo nuk e meritojnë”, tha gazetari.

I pyetur se çfarë konotacioni ka fjala “gocë apo çun Blloku”, Mane u shpreh: “Një njeri i pasur, një njeri i dalë, një kriminel. Aty janë shumë persona që njihen”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore