Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ndryshoi parametrat e pop-it, muzika e këngëtares së famshme do të studiohet edhe në universitet

Ndryshoi parametrat e pop-it, muzika e këngëtares së famshme do

Kontributi i këngëtares ikonike, Lana Del Rey, përmes muzikës së saj melankolike, do të studiohet në Institutin Clive Davis të Universitetit të Nju Jorkut muajin e ardhshëm.

Mediat e huaja shkruajnë se Universiteti do të nis një kurs të dedikuar tërësisht studimit dhe lidhjes së këngëtares së famshme me çështjet sociale si Lives Matter, Me Too dhe Times Up .

Gjithashtu thuhet se kursi i titulluar “Topics in Recorded Music: Lana Del Rey “,do të zgjasë nga 20 tetori deri më 8 dhjetor dhe do të mësohet nga gazetarja dhe autorja e mirënjohur, Kathy Iandoli.

Kursi do të eksplorojë gjithashtu marrëdhënien e këngëtares me feminizmin si dhe ndikimet e saj muzikore.

Sipas Variety , përshkrimi i kursit thotë: “Gjatë tetë albumeve të vlerësuar nga kritika, artistja e nominuar gjashtë herë në Grammy ka prezantuar një version të trishtuar, melankolik dhe barok të pop-it të ëndrrave që nga ana e tij ndihmoi në ndryshimin dhe rishpikjen e tingullit (dhe mood-in) të muzikës përtej viteve 2010. Nëpërmjet pamjeve të saj tërheqëse dhe vëmendjes drejt tematikave të shëndetit mendor dhe tregimeve të dashurisë toksike, Del Rey ofroi një platformë të re për artistët e të gjitha gjinive për të krijuar vepra “anti-pop” që mund të jetonin në një rrjedhë të zakonshme dikur të kategorizuar si ‘bubblegum’”.

Iandol tha për gazetën se këngëtarja, e cila u diplomua në Universitetin Fordham në NYC, “është edhe një plan dhe një përrallë paralajmëruese, një yll i ndërlikuar i popit që rezonon kaq shumë me fansat e saj, jo për shkak të asaj se si i bën të ndihen për të, por më tepër se si ajo i bën të ndihen për veten e tyre. Ajo ka ndryshuar parametrat e pop-it barok dhe tani më konkretisht të ‘sad girl pop-it’ përmes muzikës së saj, duke zgjeruar temën që ndonjëherë është e diskutueshme dhe sfiduese. Ka kaq shumë pjesë në këtë mozaik që ne tani e kemi njohur si Lana Del Rey dhe ky kurs shqyrton çdo dimension të saj”.

Ndërkohë kujtojmë se në fillim të këtij viti, Instituti Clive Davis i universitetit prezantoi kursin e tij të parë mbi Taylor Swift, i cili zgjati nga 26 janari deri më 9 mars.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore