Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ndonjë bashkëpunim? Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt (VIDEO)

Ndonjë bashkëpunim? Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar së fundmi një video në “Instastory” ku shfaqet së bashku me aktorin e humorit, Donald Veshaj. E menjëherë sapo fansat kanë parë këto pamje, kanë nisur të aludojnë për ndonjë bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

E duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo është një mundësi e mirë.

Në videon në fjalë, dyshja shfaqet duke u argëtuar teksa imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.

 “Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, shkruan këngëtarja e njohur krahas pamjeve.

Kjo video ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentet në faqen e Xhensilës në “TikTok” vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore