Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ndodh edhe kjo/ 26-vjeçarja pendohet dhe kthehet sërish në femër: E kuptova që nuk jam një transgjinor

Ndodh edhe kjo/ 26-vjeçarja pendohet dhe kthehet sërish në

Në fillim një 26-vjeçare ishte e lumutr për të nisur terapinë e hormoneve dhe mastektominë (heqjen e gjinjve) vetëm dy orë pas takimit me një doktor.

Dy vite pas kryerjes së këtyre procedurave mjekësore, ajo nisi të përjetonte probleme shëndetësore dhe kuptoi se nuk dëshironte të vazhdonte me shndërrimin e plotë të gjinisë së saj.

Kur erdhi dita e takimit me specialistët e NHS, arriti në përfundimin se kishte bërë një gabim dhe i tha mjekëve se po këkronte ndihmë për t’u rikthyer sërish në femër.

“Kam ende efektet e përhershme të udhëtimit tim, por nuk më zhvlerësojnë si grua. Ndiej pendesë për hapat mjekësorë që ndërmora gjatë shndërrimit tim, por po punoj me dashurinë dhe pranimin ndaj trupit tim se si është ai tani se sa si do të doja të ishte”, thotë 26-vjeçarja.

Ajo shton se: “Ka qenë një rrugëtim i vështirë për mua, kam humbur shumë miq që ndienin sikur jam anti-trans. Tashmë e di që nuk jam një mashkull transgjinor, por nuk bëra mjaftueshëm terapi për të kuptuar se ç’po ndodhte me mua që të më ndihmonte të kuptoja se nuk përshtatem me normat e caktuara gjinore të shoqërisë”.

Ndodh edhe kjo/ 26-vjeçarja pendohet dhe kthehet sërish në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore