Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ndodh e papritura/ Superman do të dalë si biseksual në numrin e radhës

Ndodh e papritura/ Superman do të dalë si biseksual në numrin e

DC Comics ka zbuluar ditën e sotme se Superman në numrin e ri që do të dalë më 9 nëntor, do të jetë biseksual dhe do të fillojë një lidhje romantike me mikun e tij më të mirë mashkull. Këtë gjë DC e ka quajtur një "drejtim të ri të guximshëm" për superheroin legjendar, një ndryshim që filloi në korrik në fakt kur kompania debutoi me një seri të re komike për personazhin, duke shfaqur djalin e Clark Kent dhe Lois Lane, Jonathan, i cili trashëgoi rolin nga babai i tij i veshur me pelerinë.

Personazhi legjendar tani do të ndërmarrë një hap tjetër të madh për t'u ndarë nga tregimi origjinal i Superman, i cili është shumë i dashur, duke u takuar me mikun e tij të ngushtë mashkull, ku pa dyshim romanca mes tyre do të zërë vend qendror.

Pamjet e publikuara nga numri i ardhshëm, i cili është numri i pestë në serinë e re, tregojnë Jon dhe Jay duke u puthur dhe përqafuar.

Lajmi në lidhje me marrëdhënien LGBTQ+ të Superman vjen vetëm dy muaj pasi DC Comics njoftoi se një nga personazhet e tij legjendar – ndihmësi i Batman Robin – gjithashtu do të dilte si biseksual dhe do të fillonte një lidhje me një burrë.

Ndodh e papritura/ Superman do të dalë si biseksual në numrin e

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore