Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Mundohen të fshihen, por Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kapen bashkë në një hotel në Paris

Mundohen të fshihen, por Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kapen bashkë

Aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio dhe modelja seksi, Gigi Hadid, prej pak kohësh kanë nisur një romancë së bashku. E teksa të gjithë po flasin për ta, ata mundohen që lidhjen ta mbajnë të fshehtë.

Por duket se e kanë të vështirë që të fshihen nga sytë e publikut, sidomos paparacëve. 27-vjeçarja dhe 47-vjeçari janë fotografuar duke u larguar së bashku nga hoteli luksoz Hotel Le Royal Monceau në Paris.

Modelja e cila ndodhet në Paris për Javën e Modës, mbërriti në hotelin në orën 22:00 para se Leo të shihej duke u larguar në orët e para. Burimet kanë treguar për “Us Weekly” se fituesi i  ‘Oscar’ e ka ‘pëlqyer gjithmonë’ modelen.

Mundohen të fshihen, por Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kapen bashkë

“Ai mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm,  e cila ka një qasje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” shtoi burimi i brendshëm.

Aktori i filmit ‘Titanic’ dhe 27 vjeçarja “kanë shumë miq të përbashkët”, theksoi burimi, duke vënë në dukje se ‘të gjithë janë shumë të lumtur’ që i shohin bashkë, edhe pse shumë prej tyre nuk e prisnin.

Ndërsa ai vazhdon tashmë romancën, burimet tregojnë se 47- vjeçari është i vetëdijshëm se fansat e kanë vënë re tendencën e tij për t’u lidhur me modele të reja – shumë prej të cilave janë 25 vjeç e poshtë.

Mundohen të fshihen, por Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kapen bashkë

Mundohen të fshihen, por Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kapen bashkë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore