
“Mua nuk më ka interesuar asnjëherë kjo histori…”/Robert Aliaj flet për marrëdhënien e Kristit dhe Keisit!
Në një lidhje direkte me Skype për “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar Robert Aliaj. Ai ka komentuar lojën e Kristit brenda “Big Brother VIP” dhe jo vetëm.
Kristi është shumë OK. E shoh shumë normal, një djalë i qytetëruar, përpiqet të mos fyejë njerëzit, përpiqet të komunikojë mirë, të jetë i qetë. Është monstruoze qetësia e tij. Unë për vete nuk do e kisha lejuar bullizmin që i bëhet atij.
Roberti është ndalur pak dhe te një nga lojërat që banorët bënë me njëri-tjetrin ditën e djeshme, ku Luizi i ka hedhur Kristit këpucët në pishinë. Ai e konsideron këtë si një gjest të keq dhe se Luizi i duket si një njeri me personalitete të ndryshme që i shfaq në momente të ndryshme sipas interesit.
Shiko është pjesë e lojës dhe nuk dua që të jap filozofi dhe shumë rëndësi kësaj gjëje, është pjesë e lojës. Unë kam parë që midis Kristit dhe Luizit ka një lloj kimie, kanë një komunikim non verbal. Ata njerëz komunikojnë me shikime dhe situacione, domethënë shikojnë situatën dhe veprojnë në mënyrë analoge edhe kur ata atakohen ata, të paktën aq sa kam parë…
Nuk mendon që këto janë provokime ndaj Luizit për Kristin, mendon që ai e do në finale dhe po e e angazhon në lojë përmes këtyre veprimeve?
Jo, unë mendoj që sjellja e Luizit është shumë natyrale, në kuptimin që ai nuk e do Kristin në finale, ose ndoshta, nuk e di çfarë strategjie ka. Nuk është i qartë fare, është egocentrike, është shumë njeri me personalitete të ndryshme që i shfaq në momente të ndryshme sipas interesave, po nuk e shoh këtë si një provokim i rëndë. Ajo hedhja e këpucëve ishte një gjest i keq sepse loja nuk ishte të prekësh fizikisht apo materialisht tjetrin. Dy palë nga ato këpucë janë këpucë koleksioni të cilat kanë një kosto që… Ato janë këpucë dizajneri, nuk e kam tek lekët sesa e kam tek atashimi emocional që ka Kristi. Kristi ta thotë mos e prek dhe s’ke të drejtë. Çfarë shoh gjë të bukur aty sjellja epike e Kristit kur nuk i dha asnjë rëndësi fare, i mori i shtrydhi, i pastroi me një qetësi. Bile bëri dhe ironi, tha u lanë këpucët e mia, ndërkohë unë e di sesa e dhimbshme ishte për Kristin ajo gjë.
Kristi nisi një romancë me Keisin, por kjo e fundit i dha fund disa ditë më parë… Si e ke parë ti këtë marrëdhënie?
Mua nuk më ka interesuar kjo histori asnjëherë. Kam thënë thjesht që Keisi më është dukur vajzë e mirë, por që unë nuk kam pasur iluzione. Nuk e kam parë as si lojë, Kristi është shumë i sinqertë… Sabiani prishi marrëdhënien e çiftit. Kur doli ai tha që vajza i ka marrë këshillat e tij… Ajo që bëri Kristi ishte akti më i respektueshëm që mund të bëjë një mashkull karshi një femre kur ajo vendos diçka. Edhe pse ishte e dhimbshme për Kristin.





Ishte rastësisht në një vend me Jurgenën, Luizi ka diçka për të thënë
Historia e plotë >
U padit për plagjiaturë, çfarë ndodhi në gjyqin për Dua Lipa-n
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet

E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >


