Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Mu duk vetja si Cristiano Ronaldo”/ Luizi tregon për mbështetjen që gjeti kur doli nga spitali

“Mu duk vetja si Cristiano Ronaldo”/ Luizi tregon për

Duket se këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, e ka kuptuar se fansat nuk e kanë braktisur dhe se ka nga ata që e besojnë dhe i qëndrojë afër. E sigurisht që kjo gjë e ka bërë të ndihet ndryshe.

Teksa ndodhej jashtë bashkë me Tea Trifonin, Luizi ka treguar për turmën e njerëzve që iu mblodhën para spitalit, ku u dërgua që të bënte analizat.

Artisti tregoi edhe për fjalët që i kishin brohoritur mbështetësit e tij që të qëndrojë i fortë. Këngëtari nuk e kurseu as një batutë gjatë fjalës së tij duke thënë se u ndje si Cristiano Ronaldo për një moment.

Kujtojmë që të martën mbrëma teksa mbërriti në spital për të kryer analizat, Luizi u prit nga një grup fansash të cilët kanë kuptuar që ai po dilte nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi çdo gjë u bë në transmetim Live.

Ata dëgjoheshin teksa thërrisnin me zë të lartë:“Forca Luiz të duam”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore