Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Motra e Kejvina Kthellës zbulon prapaskenat e shuplakës së saj ndaj Luizit: Jemi munduar t’i kërkojmë ndjesë, por...

Motra e Kejvina Kthellës zbulon prapaskenat e shuplakës së saj

Motra e Kejvina Kthellë, Dorisa, ka reaguar ditën e sotme në profilin e saj në “Instagram” në lidhje me ngjarjen e disa kohëve më parë. Ajo ka kërkuar ndjesë në emër të familjes së saj për shuplakën e modeles, duke shtuar se në të vërtetë Kejvina nuk sillet në atë mënyrë.

Madje Dorisa tregoi se janë munduar gjatë kësaj kohe t’i kërkojnë ndjesë Luizit dhe familjes së tij, por nuk i kanë lejuar.

Motra e Kejvina Kthellës zbulon prapaskenat e shuplakës së saj

“Pas përplasjes dhe debatit të Kejvinës me Luizin natën e prime-it dhe shkuarjes në gjuajtjen me shpullë, kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje publike për këtë gjest jo të hijshëm, Luizit personalisht dhe familjes së tij, por nuk na është lejuar.

Kejvina disa ditë më parë iu ka kërkuar falje fansave të tij, por sot arriti më në fund t’i dërgonte një dron, për t’i kërkuar falje për veprimin që ka kryer. Jo vetëm Luizit, por të gjithë shikuesve iu kërkojmë ndjesë sepse nuk jemi njerëz të rritur me dhunë. Por jeta ndonjëherë të vë para zgjedhjeve të gabuara. Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë,”-ka shkruar motra e Kejvinës në “Instagram”.

Ditën e sotme kujtojmë që Kejvina i dërgoi një dron Luizit duke i thënë “Unë të dua dhe ti e di.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore