
“Mos të ka ikur mendja?”/ Ish-burri poston videon ku Britney Spears debaton me 2 djemtë: Gënjeshtrat duhet të ndalen
Prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes marrëdhënia e Britney Spears me dy djemtë e saj nga martesa e parë. Ish-bashkëshorti i këngëtares së famshme, Kevin Federline, ka postuar së fundi disa video të vjetra ku shfaq atë duke debatuar me dy djemtë.
Në videot e publikuara në “Instagram”, Spears shfaqet teksa qorton Sean dhe Jayden. Ndërkohë K-Fed, i cili ka qenë i martuar me Britney nga viti 2004 deri në 2007, ka shkruar bashkëngjitur me videot në fjalë:
“Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, vendosëm si familje t’i postonim këto video”.
Federline ka shtuar se djemtë e tyre ishin 11 dhe 12 vjeç në kohën kur u realizuan videot. “Kjo nuk është as më e keqja,” vazhdoi ai, :“Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten për të qenë më të mirë se kaq”.
Vendimi i ish-bashkëshortit të Spears për të ndarë videot në internet shkaktoi zemërim në kampin e Britney-t. Një person pranë saj i tha ‘Page Six’: “Kjo është e tmerrshme, Kevin është e neveritshme. Ai po i armatos fëmijët duke publikuar videot. Por në këto klipe, Britney thjesht po sillet si një nënë”.
Në videon e parë, Spears duket se nuk është në dijeni se po filmohet nga një prej djemve të saj teksa hynte në dhomën e tyre të gjumit. “Kjo është shtëpia ime”, u thotë ajo në klip. “Nëse dua të hyj këtu dhe të të jap locion për fytyrën tënde sepse është e vrazhdë, do hyjë … më mirë të fillosh të më respektosh, a jemi të qartë? Të gjithë duhet të filloni të më trajtoni si një grua me vlerë,” vazhdoi ajo, duke shtuar, “Unë jam një grua, mirë, tregohuni të mirë me mua, a e kuptoni?”
Ndërkohë klipi i dytë, gjithashtu i marrë në dukje pa dijeninë e këngëtares, e tregon atë në një moment që dyshohet se bërtiste: “Mos të ka ikur mendja?” teksa ishte ulur në sediljen e pasagjerit të makinës.
Këngëtarja dukej e mërzitur me djalin e saj Sean pasi ai ishte brenda një dyqani pa veshur këpucë. Si ndëshkim, ajo i tha se po i hiqte telefonin. “Jam e tronditur kur jam me ju dhe nuk di çfarë të bëj,” dyshohet se tha Spears.
“Dhe unë kam frikë nga ty sepse je i çuditshëm sepse po kalon pubertetin. Dhe nuk di çfarë të them. Por më intereson më shumë se sa ti mund ta imagjinosh.” Vetëm një orë para postimit të K-Fed, Spears ndau një mesazh në “Instagram”-in e saj së bashku me një tabelë të animuar shahu.
“Kam qenë mama kaq e sigurt !!!”, shkroi ajo të mërkurën mbrëma. “Ka qenë një kohë e gjatë për mua!!! A është disi bukur këtu ??? Loja e famshme e shahut shkon: Shah-mat!!!”
Kujtojmë se vetëm disa orë më parë, këngëtarja deklaroi se djemtë e saj kanë treguar urrejtje në sjelljen e tyre gjatë vizitave në shtëpinë e saj. “Disa janë të vrazhdë, pastaj disa tregojnë urrejtje. Ata më vizitonin, hynin në derë, shkonin direkt në dhomën e tyre dhe mbyllnin derën !!! Dhe them me vete pse më vizitojnë nëse ata as nuk më takojnë!!!”.

"Thirrni urgjencën shpejt, jam shumë keq"/ Çfarë i ndodhi Oltës?
Historia e plotë >
"Më blenë shoqet dhuratë një lodër seksi"/ Kiara: Kur e gjeti mami...
Historia e plotë >
"Mos e merr personale"/Olta-Kiarës: Po dole ti, do puth Luizin
Historia e plotë >
A ia dha lekët që i premtoi Sabianit? Iliri e thotë troç!
Historia e plotë >



Ilir Shaqiri analizon lojën e Luizit dhe Oltës në këtë "Big Brother VIP"!
Historia e plotë >
Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




