Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Mos ndoshta vëllezërit Veshaj sapo na zbuluan të ftuarin e rradhës në "Më lër të flas"!

 

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

Këtë sezon televiziv Romeo dhe Donaldi kanë qenë më shumë të angazhuar me emisionin “Më lër të flas”,  i cili ka pasur mjaft sukses. Së fundmi Romeo ka postuar një foto në Instastory, ku binjakët duken krah boksierit Florian Marku. Për shkak të kësaj foto janë ngritur dyshimet se ndoshta Floriani mund të jetë i ftuar në puntatën e rradhës të emisionit “Më lër të flas”.

Së fundmi Donaldi është angazhuar në një fushë tjetër përveç aktrimit, moderimit apo muzikës. Kohëve të fundit është angazhuar në arkitekturë, gjë të cilën Bora e zbuloi si  sekret të tij në puntatën e parë të “Më lër të flas”. Mesa duket Donaldi ka arritur që të realizojë një nga ëndrrat e tij në karrierë e për këtë Bora nuk ka ngurruar që ti japë mbështetjen e saj edhe publikisht dhe të tregojë se është shumë krenare për të.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore