Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti (FOTO)

Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti

Ajo është një nga vajzat më të përfolura në showbiz sa i përket jetës së saj private. Është fjala për Morena Tarakun, e cila përveç postimeve provokuese që bën në rrjetet sociale, vëmendjen e merr edhe për lidhjet e saj të dashurisë.

Prej muajsh në media përflitet se Morena është në lidhje me një mashkull misterioz, i cili i dërgon këngëtares shpeshherë dhurata. Taraku publikon shpesh në "Instastory" foto të buqetave gjigante me trëndafila që merr nga një person, por asnjëherë nuk e ka zbuluar se kush është ai që e surprizon.

Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti

Së fundmi, Morena ka bërë një postim në "Instagram" dhe ju ka punuar një rreng ndjekësve të saj.

Fillimisht Morena shkruan se shumë shpejt do të martohet dhe se është e lumtur me marrëdhënien e saj. Më pas Morena zbulon se kjo nuk është e vërtetë, sepse është një postim që e ka marrë nga dikush tjetër për të bërë një lojë me fansat, që sipas saj fusin hundët kudo.

Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti

“Më në fund vendosa të flasë për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt. Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti. Edhe pse mund të dukem e nxituar, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim. Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju  që fusni hundët kudo do e lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, shkruan ajo dhe më pas ka publikuar sërish foto të një buqete me lule.

Morena Taraku bën deklaratën e papritur: Do martohem së shpejti

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore