Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Mjekët i dhanë 10 muaj jetë në vitin 2013, ndërron jetë ylli i “Game of Thrones”

Mjekët i dhanë 10 muaj jetë në vitin 2013, ndërron

Rokeri i Dr Feelgood dhe ylli i “Game of Thrones”, Wilko Johnson, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pas një beteje me kancerin pankreatik.

Johnson zbuloi se ishte prekur nga sëmundja e rëndë në vitin 2013. Madje mjekët i kishin thënë se kishte 10 muaj jetë por zgjodhi të mos i nënshtrohej kimioterapisë.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në “Twitter” të mërkurën u zbulua se ylli ndërroi jetë në shtëpinë e tij të hënën.

“Ky është njoftimi që nuk donim ta bënim kurrë: Wilko Johnson ka vdekur. Ai ndërroi jetë në shtëpi të hënën më 21 nëntor. Faleminderit për respektimin e privatësisë së familjes në këtë kohë të trishtë”, thuhej në deklaratë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore