Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Mes tyre ka pasur një problem ekonomik”, flet ish-kunati i Shakirës, zbulon arsyen e vërtetë e ndarjes së saj me Pique: Ajo ishte...

“Mes tyre ka pasur një problem ekonomik”, flet ish-kunati i

Prej disa kohësh po përflitet për një tradhti të mundshme të Gerard Pique. E teksa ndarja e yllit të futbollit me këngëtaren e famshme, Shakira, është në qendër të vëmendjes, kanë nisur edhe dëshmitë e para se pse ata i dhanë fund lidhjes 12-vjeçare.

Ish-kunati i këngëtares na siguron se ai e di të vërtetën. Roberto Garcia, ish-i dashuri i një prej motrave të Shakirës, tha për median spanjolle “EsDiario” se problemet mes çiftit filluan për para.

Garcia tha se Gerardi i kërkoi nënës së fëmijëve të tij një kredi në mënyrë që ai të mund ta investonte atë në biznese të tjera. Megjithatë, këngëtarja refuzoi të huazonte paratë, sepse prindërit e saj i sugjeruan që ajo të mos e bënte këtë.

“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përziejnë paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%”, tha Roberto Garcia.

Ky i fundit pohon gjithashtu se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej.

“Shakira u fiksua pas Pique sepse i pëlqente që ai të ishte babai i fëmijëve të saj. Ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.

Edhe pse dyshja nuk u martuan kurrë, Shakira dhe Piqué mund t’i sjellin mosmarrëveshjet e tyre para gjykatës për të vendosur të drejtat e tyre mes dy djemve, Milan dhe Sasha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore