
Merr mesazhe urrejtje se bëri shqiponjën, Miss Serbia: Serbët nuk kanë probleme me... (FOTO)
Një vit më parë konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the World ”, i cili u mbajt në Kosovë zuri faqet e para të mediave të huaja. Arsyeja? Ishte miss Serbia, Irina Jovanka, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një gjest që bëri.
Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës. Por ajo nuk e la me aq, pasi gjatë një interviste bëri të njëjtën gjë.
Duke shprehur dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët, Irina bëri që të kishte reagime të shumta nga mediat serbe e madje edhe nga vetë presidentit Vuçiç kundrejt tij.
Dirën e sotme ajo ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se pyetja “se pse e bërë atë veprim?”, është “më e rëndësishmja që i bëhet”.
“Ishte një vendim që e mora vetë dhe e bëra për të thënë se të gjithë ata njerëz më kanë trajtuar mirë. Dhe shumë pak njerëz janë të frikësuar për marrëdhënies e Kosovës me Shqipërinë. Unë doja të tregoja anën time më të mirë”, tha ajo.
E pyetur për mesazhet që ka marrë pas veprimeve të tilla, Irina shtoi: “Kisha mesazhe urrejtje, por edhe mesazhe të bukura. Serbët janë njerëz normalë dhe nuk kanë probleme me kosovarët dhe shqiptarë”.
E pyetur se a shkon në Kosovë, Jovanka tha se ka qenë 17 vjeçe kur ka shkuar për herë të parë.
“Më ftuan për javën e modës, pasi unë jam modele. Që prej atëherë kam shkuar çdo vit atje. Madje edhe bëj pushime në verë dhe në dimër. Shkoj shpesh atje, pasi kam edhe shoqëri.Sa herë shkoj në Kosovë, unë kam nisur edhe të mësoj shqip”, tha Irina.









Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Rriten rastet me Covid, Pipero: Maska duhet të përdoret dhe në publik

10 masat ekstreme në Itali për anti Covid, a do t’i “kopjojë” Shqipëria?

Sondazhi: 30% e grekëve kundër vaksinës anti-Covid
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

