Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Mendoj se ja dolëm”, bukuroshja shqiptare dhe aktori turk mposhtin Covid-19 (FOTO)

“Mendoj se ja dolëm”, bukuroshja shqiptare dhe aktori turk

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Almeda përmes një video të postuar në “Instastory”-n e saj.  “Mendoj se ja dolëm”, ka shkruar ajo në video, teksa shfaqet e veshur me të zeza dhe pa makijazh në fytyrë.

“Mendoj se ja dolëm”, bukuroshja shqiptare dhe aktori turk

Më pas, Abazi nuk ka ngurruar që të zbulojë edhe barkun e rrumbullakosur, që rritet dita ditës. Ajo është shtatzënë për herë të dytë, e kësaj radhe do të sjellë në jetë një vajzë.

Është bërë e ditur se do ta pagëzojnë me emrin Alina, ndërkohë që Efehan do të bëhet vëllai i madh.

“Mendoj se ja dolëm”, bukuroshja shqiptare dhe aktori turk

Kujtojmë se Almeda dhe aktori i famshëm turk  u infektuan me koronavirus pak javë më parë dhe aktori u dërgua edhe në spital për një trajtim më të mirë, për shkak të vështirësive që kishte. Më pas të gjithë u kthyen në shtëpi për ta vazhduar aty mjekimin dhe tashmë çdo gjë ka kaluar.

“Mendoj se ja dolëm”, bukuroshja shqiptare dhe aktori turk

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore