Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Më tha se ishte shtatzënë, e hoqa qafe duke i bërë gjoksin”/ Futbollisti u nxjerr të palarat shokëve: Janë kapur me pantallona të ulura

“Më tha se ishte shtatzënë, e hoqa qafe duke i

Nicklas Bendtner nuk ka qenë kurrë një futbollist i zakonshëm, si brenda dhe jashtë fushës. Wenger e mori tek Arsenal kur ishte 16 vjeç dhe sapo mbushi 20 vjeç ishte pjesë e ekipit të parë. Sidoqoftë, bëmat e sulmuesit, ende aktiv (luan për Tarnby në divizionin e katërt danez), jashtë fushave, janë më të forta se fama që ka pasur të tapetin e gjelbër, pavarësisht se ka luajtur plot 80 ndeshje me Danimarkën dhe që ka marrë pjesë në një Kampionat Europian (2012) dhe një Kupë Bote (2010).

Nicklas ka botuar autobiografinë e tij, “Both Sides” (Dy Anët), në të cilën rrëfen shumë nga aventurat e tij të diskutueshme.

Ai nxjerr në pah një “fenomen shumë të zakonshëm në futbollin profesionist” dhe që ka prekur lojtarë si Wayne Rooney, në të kaluarën, ose Kyle Walker, kohët e fundit”: prostitucionin.

“Janë kapur në flagrancë dhe me pantallona të ulura. Më besoni, të gjithë në industrinë time (futboll) kanë dëgjuar për dikë që ka qenë shtëpi publike, veçanërisht në Angli, ku është një traditë shumë e vjetër … Është më pak e rrezikshme sesa të shoqërohesh me vajza ndërsa je në qytet. Nuk guxon të bësh seks, jo kur je një futbollist profesionist.”

Bendtner ka qenë vetë i përfshirë në një situatë të sikletshme: “Ne po flasim për gjuetarët e fatit të jetës së natës që janë atje për të … dhe, pastaj, të fotografojnë ndërsa po fle. Me ato fotografi të bëjnë shantazh dhe mund të kërkojnë gjëra për të mbajtur gojën mbyllur. Dhe ata e bëjnë”.

Danezi, tregon dhe një histori që i ka ndodhur në pishinë hoteli.

“Njëra nga vajzat, me të cilën isha, u kthye dhe pretendoi të ishte shtatzënë. Ajo tha se kishte një çmim nëse nuk donte që të më hapte telashe. Çfarë do të thotë kjo? Pyeta. Kjo do të thotë që ju duhet të më paguani për të bërë gjoksin. Kështu që i pagova vizitën te kirurgu plastik”, tha ai.

Megjithëse aventurat e tij të natës nuk u ndalën këtu, ndërkombëtari danez mban mend një episod me një shok të ekipit, sërish në një pishinë hoteli.

“Sapo korridori i hotelit ishte i qetë, bashkë me një shok zbritëm në lokal dhe filluam të flisnim me disa vajza vendase. Vendosëm të rrinim në pishinën e brendshme që kishte një rrëshqitëse. Para se ta kuptonim, nisëm garën tonë. Një çift gjykonte tjetrin ndërsa kryenim marrëdhënie seksuale në çdo mënyrë të mundshme. Në seancën tjetër të trajnimit, shoku im u shfaq me gjunjë të copëtuar, që i shkëlqenin. Ai kishte shqyer lëkurën me vajzën … “ rrëfeu danezi.

“Më tha se ishte shtatzënë, e hoqa qafe duke i

“Më tha se ishte shtatzënë, e hoqa qafe duke i

“Më tha se ishte shtatzënë, e hoqa qafe duke i

“Më tha se ishte shtatzënë, e hoqa qafe duke i

“Më tha se ishte shtatzënë, e hoqa qafe duke i

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore