Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Më shqetësojnë komentet e grave”/ E kritikojnë se ushqen fëmijën me gji në publik, reagon nëna: Burrat më thonë... (FOTO)

“Më shqetësojnë komentet e grave”/ E kritikojnë

Një nënë e re ka folur në lidhje me diskriminim që i bëhet kur i jep gji vogëlushit të saj në publik.

Alison Ellsworth ka një djalë 22 muajsh, të cilin e ushqen me gji edhe kur ndodhet në publik. Por ajo është kritikuar si në internet ashtu edhe në rrugë, se si mund të nxjerrë gjoksin e saj teksa e shohin të gjithë.

Madje ajo ka treguar se si burrat e pasjellshëm i kanë kërkuar qumësht, ndërsa familjarët i kanë thënë që të mos e ushqejë fëmijën e uritur me gji në publik.

“Më shqetësojnë komentet e grave”/ E kritikojnë

Por 28-vjeçarja ka vendosur që të ndihmojnë në sensibilizimin e nënave që ushqejnë fëmijët me gji në atë që quhet Java Botërore e Ushqyerjes me Gji.

“Kam pasur reagime në rrjetet sociale dhe në jetën reale gjithashtu. Shumë njerëz mendojnë se ushqyerja me gji duhet të kufizohet. Sipas tyre është e papërshtatshme dhe kërkim vëmendjeje. Kam marrë shumë komente të këqija nga burrat, por do të thosha se ajo që më shqetëson më shumë janë komentet e grave të tjera. Mund të jenë gra të moshës sime apo më të mëdha që thonë gjëra të tilla si ‘po e lini atë të shkatërrojë jetën tuaj’”, ka thënë nëna e re për “Daily Star”.

“Më shqetësojnë komentet e grave”/ E kritikojnë

28-vjeçarja nga Alison, Michigan, ka shtuar se këto komente e shqetësojnë shumë dhe i urren njerëzit që flasin për foshnjat e vogla.

“Unë tani kam një kanal timin në “TikTok” dhe marr kaq shumë komente si ‘a mund të marr pak qumësht’. Ka faqe në internet nëse kërkoni një gjë të tillë”, ka thënë ajo teksa ka folur për komentet e burrave.

Alison tani promovon amësinë dhe ushqyerjen me gji në “TikTok” ku ka 93,000 ndjekës. Djali i saj i vogël quhet Greyson dhe ajo ka thënë se do ta ndalojë dhënien e gjirit vetëm kur të jetë gati – edhe nëse është pesë ose gjashtë vjeç.

“Më shqetësojnë komentet e grave”/ E kritikojnë

“Më shqetësojnë komentet e grave”/ E kritikojnë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore