Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Më rrihte gruaja", Gjykata i refuzon kërkesën aktorit të njohur Johnny Depp

"Më rrihte gruaja", Gjykata i refuzon kërkesën aktorit

Kërkesës së aktorit të njohur Johnny Depp për të lënë jashtë sallës së gjyqit ish-bashkëshorten e tij Amber Heard me të cilën po përballet, Gjykata i është përgjigjur negativisht.

Prej kohës aktori i Hollywood po tenton të bindë të gjithë se nuk është ai që ka dhunuar ish-gruan e tij.

Përkundrazi, menjëherë pas lajmit të bujshëm kohë më parë ai tha se ishte ajo që e kishte dhunuar dhe gjuajtur me sende të ndryshme.

Por së fundmi, Depp kishte kërkuar që Heard të mos merrte pjesë për përballje në seancat gjyqësore vetëm nëse thirrej si dëshmitare. Por kërkesa e tij u refuzua ndërkohë që përballja mes dy aktorëve nuk dihet se kur do të përfundojë.

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore