Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Më ra të fikët gjatë trajtimit”/ 36-vjeçari udhëtoi në Turqi për një buzëqeshje hollivudiane, por dhëmbët e tij...

“Më ra të fikët gjatë trajtimit”/

Një burrë udhëtoi për në Turqi me shpresën se do të kthehej në shtëpi me një buzëqeshje hollivudiane. Por gjërat nuk shkuan aspak ashtu siç ai dëshironte dhe në fund u duk si ‘një përbindësh’.

Biznesmeni Adrian Czajkowski, është shprehur se kishte dashur gjithmonë një buzëqeshje që shkëlqen, e për këtë arsye ka zgjedhur që të udhëtojë jashtë vendit për të realizuar ëndrrën e tij.

36-vjeçari mori vendimin që të shkonte atje pasi ishte më lirë se në vendin e tij, Gjermani. Si pasojë Adrian fluturoi për në Stamboll në prill të këtij viti, pasi një mik i rekomandoi një klinikë.

“Më ra të fikët gjatë trajtimit”/

Czajkowski ka treguar se procedurat për bërjen e dhëmbëve i janë dukur si një makth, duke shtuar: “Më ra të fikët gjatë trajtimit”.

Kur është zgjuar, makthi ka vazhduar sërish pasi më vonë ka kuptuar se të gjithë dhëmbët e tij ishin shndërruar  në "dhëmbë peshkaqeni" me majë me ura dhe kurora të vendosura mbi të gjithë.

Pas përfundimit të procedurës, 36-vjeçari pranoi se dhëmbët e tij dukeshin të përsosur, por ai nuk ishte në gjendje të punonte për tre javë për shkak të dhimbjes.

“Më ra të fikët gjatë trajtimit”/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore