Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Më ofroi apartament dhe Porsche për t’u bërë një nga...”/ Pamela Anderson nxjerr zbuluar aktorin e famshëm

“Më ofroi apartament dhe Porsche për t’u bërë

Një nga personazhet e famshëm më të përfolur të fundit të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000 është Pamela Anderson.

Aktorja me famë botërore ka zbuluar shumë për jetën  saj në dokumentarin e quajtur “Pamela, A Love Story”. Një nga deklaratat e saj ka qenë për Sylvester Stallone,  sipas Pamela Anderson, aktori Sylvester Stallone i ofroi asaj një shtëpi dhe një makinë luksoze për t’u bërë partnerja e tij nr. 1.

Një ofertë që Pamela Anderson e refuzoi. Në dokumentar, ajo foli për këtë ofertë që ndodhi kur ajo sapo kishte filluar të aktronte në televizion dhe filma.

“Ai më ofroi një apartament dhe një Porsche për të qenë ‘partnerja nr. 1’ e tij. Dhe unë e pyeta, ‘A do të thotë kjo që ke 2? Ai u përgjigj ‘Kjo është oferta më e mirë që do të marrësh, zemër. Ti je në Hollwood tani”. Doja të isha e dashuruar. Nuk doja asgjë më pak se kaq”, tha Anderson.

Pasi u bënë këto zbulime, përfaqësuesit e Sylvester Stallone folën për New York Post për të mohuar gjithçka që tha Pamela Anderson: Aktori ka qenë tashmë në çështje serioze martesore me gruan e tij dhe kjo është e tmerrshme për marrëdhënien e tyre. Përfaqësuesit e tij thanë si vijon: “Deklarata nga Pamela Anderson që i atribuohet klientit tim është e rreme. Zoti Stallone konfirmon se ai kurrë nuk ka bërë asnjë pjesë të asaj deklarate.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore