Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Me foton e Arbenitës me barkun e rrumbullakosur/ Fero konfirmon gjininë e foshnjës së tyre

Me foton e Arbenitës me barkun e rrumbullakosur/ Fero konfirmon

Modelja Arbenita dhe reperi Fero shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është bërë publik nga vetë çifti vetëm pak ditë më parë, ndërsa sot babai i ardhshëm na ka konfirmuar gjininë e foshnjës.

Teksa ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të Arbenitës, në të cilën ajo shfaqet me një fustan ngjitur pas trupit dhe në sy bie barku i rrumbullakosur, Fero shkruan: “Qikat e mia”, shoqëruar me figurën e 2 zemrave. Kjo lë të nënkuptohet se çifti do bëhen prindër të një vajze.

Në foto dallohet qartë se shtatzënia nuk e ka ndryshuar aspak Arbenitën dhe se ajo vazhdon të ketë të njëjtat linja perfekte trupore. Pavarësisht se pritja e ëmbël po shkon drejt fundit duket se modelja nuk ka shtuar shumë në peshë. Këto kohë ajo ka qëndruar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë.

Me foton e Arbenitës me barkun e rrumbullakosur/ Fero konfirmon

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore