Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Më e votuara aktualisht në Durrës/ Mposhti figurat e PD, flet 22 vjeçarja që do futet në parlament

Më e votuara aktualisht në Durrës/ Mposhti figurat e PD, flet 22

22-vjeçarja Andia Ulliri, e cila doli deputete në listën e Partisë Demokratike në Durrës dhe mori 5580 vota, duke lënë pas të gjitha figurat e vjetra të PD-së si Edi Paloka e Oerd Bylykbashi, ka folur për herë të parë për mediat. E ftuar në “Ftesë në pesë”, Ulliri tha se ajo është mjaft krenare që është candidate në një zonë ku ka pasur gjithmonë deputetë burra.

“Unë kandidoj për zonën Fushë Krujë dhe aty gjithnjë ka pasur kandidatë të gjinisë mashkullore. Kësaj here për të herë të parë ka pasur një figurë femërore që jam unë. Jam me të vërtetë e nderuar që kam qenë pjesë e listës dhe që së shpejti kam mundësinë të jem në parlament. Paragjykime mund të kem pasur, duke qenë se kam kandiduar në zonë konservatore. Por duke parë rezultatin, kjo gjë duket se ka ndryshuar”, u shpreh Andia.

Një nga të ftuarat e pyeti se si ndihej ajo që kishte lënë zonja dhe pedagoge që kishin më shumë vota se ajo dhe nëse do t’i thoshte ndonjë gjë kryedemokratit Lulzim Basha për këtë gjë.

Më e votuara aktualisht në Durrës/ Mposhti figurat e PD, flet 22

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore