Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Me anë të një bashkëpunimi Rosalia na zbuloi të gjithëve se së shpejti do të martohet!

Me anë të një bashkëpunimi Rosalia na zbuloi të

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rosalia dhe reperi Rauw Alejandro në shtator të vitit 2021 konfirmuan publikisht se ishin në një lidhje me njëri-tjetrin. Të dya ata së bashku e konfirmuan këtë në rrjetin e tyre social Instagram dhe TikTok ku ndanë me të gjithë ndjekësit disa momente të veçanta në krahët e njëri-tjetrit ndërsa festonin ditëlindjen e saj të 28-të.

Dashuria e tyre e fortë i ka shtyrë ata të dy që të marrin një hap të rëndësishëm së bashku. Një  lajm mjaft i bukur të cilin ata zgjodhën që ta bënin publik në mënyrën më të bukur. Artistja e talentuar Rosalia dhe Rauw Alejandro kanë publikuar të premten bashkëpunimin e tyre të parë të përbashkët të quajtur ‘RR’, ku përfshijnë tre këngë të titulluara ‘Vampiros’ dhe ‘Promesa’ dhe ‘Beso’.

Çifti i ka zënë të gjithë në befasi, pasi kanë përdorur ‘Beso’ për të treguar se do të martohen pas disa vitesh bashkë. Videoklipi i tyre i ri përfshin video më të shkurtra të Rosalia dhe Rauw Alejandro që shijojnë jetën së bashku dhe teksti mund të interpretohet si një letër dashurie. Çifti i njohur zbulon se janë duke u fejuar në fund të videos, ku Rosalia shihet shumë e emocionuar me unazën e saj të madhe të fejesës.

Me anë të një bashkëpunimi Rosalia na zbuloi të

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore