Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Mbretëria në Britani do të abrogohet” / Parashikimi i shkrimtares: Brenda dy brezave

“Mbretëria në Britani do të abrogohet” / Parashikimi

Familja mbretërore, pjesë e monarkëve mbi 1 mijë vjeçarë të Britanisë së Madhe mund të largohet brenda dy brezave.

Rrënjët e familjes mbretërore britanike shkojnë të paktën deri te Uilliam Pushtuesi, që pushtoi Anglinë në vitin 1066, por ka gjurmë që shkojnë përtej kësaj date që e lidhin linjën e familjes mbretërore aktuale me mbretëritë dhe principatat që sunonin në atë kohë ishullin, që më vonë do të ndahej për të formuar Anglinë, Skocinë dhe Uellsin.

Shkrimtarja Hilary Mantel thotë se mundësia që kjo familje të zhduket brenda dy brezave është reale dhe i cilëson këto kohë si kohët më të vështira prej shekujsh për familjen mbretërore britanike.

“Është e vështirë të lidhësh monarkinë me botën moderne, ku të gjithë njerëzit shihen si të famshëm. Për mendimin tim, monarkia do të abrogohet brenda dy brezave”, tha Mantel në një intervistë për The Times.

Nëse parashikimi i saj rezulton i saktë, atëherë Princi George, që është 8 vjeç dhe i treti në linjën e fronit pas gjyshit Charles, 72 vjeç, babait William, 39 vjeç, nuk do të bëhet dot mbret.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore