Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Martesa më e veçantë si "Romeo dhe Zhulietë"/ Pacientja me Covid thotë "po" nga dritarja e spitalit

Martesa më e veçantë si "Romeo dhe Zhulietë"/

Një çift nga Ontario i Kalifornisë ishin zotuar se nuk do t’i ndalë asgjë të realizojnë dëshirën e tyre – të martohen. Kështu pavarësisht se nusja ishte prekur me COVID-19, ajo nuk u dekurajua në ato momente për t’i thënë “po” propozimit të partnerit.

Pas disa herë e kishin shtyrë këtë datë për shkak të pandemisë, Lauren Jimenez, 29-vjeçe dhe Patrick Delgado, 27, më në fund i thanë “po” njëri-tjetrit, por pak ditë më parë Lauren kishte rezultuar pozitive në testin e COVID-19.

Megjithatë kjo nuk i ndali ata, kështu dyshja u martuan në stilin “Romeo dhe Xhulieta” ku dhëndri u gjunjëzua poshtë dritares së dhomës së gjumit të partneres që ishte veshur me fustan të bardhë.

Pas katër viteve lidhje dhe një vit e gjysmë të fejuar, çifti nuk duruan më dhe nuk mund ta shtynin më datën. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore