Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Madonna përfshihet në SKANDAL/ Akuzohet për trafik e abuzim të miturish me ‘jetimoren e saj’ në Malaui

Madonna përfshihet në SKANDAL/ Akuzohet për trafik e abuzim

Federata i kërkon presidentit Chakwera “të kufizojë hyrjen e saj dhe të bashkëpunëtorëve të saj në Afrikë” si dhe aksesin ndaj fëmijëve afrikanë prej akuzave të trafikimit të fëmijëve, shfrytëzimit seksual të tyre, skllavërinë seksuale mashtrimin dhe abuzimin me të dobëtit”.

Zyrtarët thonin se në këtë rast parimi i “pafajësisë deri në provimin e fajit” duhet të ruhet, edhe pse ka fakte të pamohueshme që e bëjnë Madonna të papërshtatshme për të qenë pranë fëmijëve, dhe aq më pak për t’i dhënë mundësi t’i influencojë ata.

Grupi pretendon se Madonna ka krijuar bamirësinë ‘Raising Malawi’ për të kryer “eksperimente sociale me fëmijë të dobët afrikanë,” me qëllim prodhim pornografie fëmijësh, imazheri fetare, brutalitet dhe pornografi vulgare”.

Peticioni sugjeron se Madonna ka përdorur fëmijën që ka adoptuar David Banda, “për eksperimente dhe shfrytëzim seksual.”

Mediat lokale theksonin foto të 17-vjeçarit të veshur me rroba femrash, makijazh dhe vathë, që janë publikuar në rrjetet sociale.

Në peticion thuhet se ajo po përdor fëmijët për eksperimente sociale në përputhje me  “shtytjen e mbrapshtë LGBTQ që po shihet në Amerikë.”

Këngëtarja është kritikuar dhe më parë nga qeveritë e “vendeve në zhvillim,” për përdorimin e famës dhe pasurisë për të pasur akses në jetimoret e fëmijëve me qëllim adoptimin.

Grupi vendas thotë Madonna ka shfaqur foto të djalit të saj nga Malaui “në forma gjinore ekstreme” me fustane femrash dhe në poza seksualisht të qarta, edhe në prezencë të nënës./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore