Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Luizi i rrëfeu për sëmundjen e rrallë që vuante, Kiara flet për herë të parë: Ishte një nga gjërat që nuk doja kurrë...

Luizi i rrëfeu për sëmundjen e rrallë që vuante, Kiara

Pak ditë më parë Luiz Ejlli po bisedonte me Kiara Titon dhe për herë të parë brenda shtëpisë së BB VIP, rrëfeu për sëmundjen e tij të rrallë. Këngëtari i njohur i tha moderatores se vuante nga një sëmundje dhe se nuk donte ta dinte asnjë nga banorët e tjerë.

Puntata e prime-t të sotëm nisi pikërisht me këtë temë dhe Arbana Osmani pyeti Kiarën fillimisht në lidhje me këtë.

Pjesë nga biseda:

Arbana: Si po kalon brenda BB VIP?

Kiara: Deri më tani mendoj se e kam përballuar më së miri

Arbana: Si kanë qenë këto ditë

Kiara: Me emocione, herë pas here të përhumbur. Kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, kam marrë energji pozitive nga banorët.

Arbana: Nga e shtuna deri më sot ka pasur ngjarje që të kanë afektuar?

Kiara: Po

Arbana: Ndonjë prej tyre?

Kiara: Në cilën pjesë?

Arbana: Emocionalisht? Kanë ndodhur gjëra që të kanë prekur emocionalisht

Kiara: Dje, që e nisa me të qara. Unë jam person emocional, jam përpjekur ta heq se nuk dua ta marrin si dobësi.

Arbana: Dua të pyes në lidhje me një rrëfim shumë intim, që Luizi zgjodhi ta bënte me ty?

Kiara: Se prisja këtë tani. Ishte një nga gjërat që nuk doja kurrë të më ishte bërë. E vlerësoj se mendoj se e bëri te një person që e ka xhan, e vlerëson. Nuk e prisja fare. Të gjithë përballë problemeve shëndetësore bëhemi të dobët. E konsideroj një njeri shumë të fortë. Të kesh atë problem shëndetësor e të qeshësh nga mëngjesi në darkë, e bëjnë pak. Nuk më shkonte në mëndje që Luizi kishte një gjë të tillë. U preka jashtëzakonisht shumë, nuk po gjeja fjalë ta ngushëlloja. Ve ç më vinte ti kapja dorën e ta përqafoja.

Arbana: Kishe dyshuar për atë lloj gjendje?

Kiara: Nuk ma kishte pritur kurrë mendja. Është një nga ata persona që ka një ego shumë të fortë. Nuk e ka tregur dhe nuk e di nëse e ka treguar. Nuk ka dëshirë të qahet te të tjerët. Përballë meje dukej sikur kishte diçka që donte të ma thoshte prej ditësh, por nuk mendoja këtë.

Arbana: Ti e di nëse e ka ndarë me banorët e tjerë?

Kiara: Jo, nuk mendoj

Arbana: Pse mendon se nuk e ka ndarë me të tjerët, pasi shikuesit e dinë

Kiara: Mendoj që nga data që kemi hyrë në BB VIP e deri tani rri e thotë "nëse do dilnim nga shtëpia dhe do nisnim një romancë. Çdo ditë më thoshte për planet pas BB , DO më kapte për dore, do krijonim familje, ishte kjo gjëja që nuk po e tregonte. Mendoj se ma tregoi që mos t’i thosha më vonë ‘më ke gënjuer’

Arbana: Çfarë ndjeve, a je më pranë tij?

Kiara: Edhe pse sot më la të lahesha me ujë të ftohtë brisk, se patëm një zënkë të vogël. Mendoj se kur i tregojmë dikujt një gjë kaq intime, mua më bën të lidhem më shumë. Sepse nuk mund të ndash me të gjithë një histori të tillë. Veç përmes syve, kuptova se ka diçka për të më thënë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore