Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Le të hapen..." / Melisa bën paralajmërimin e fortë pas mbylljes së Instagram-it

"Le të hapen..." / Melisa bën paralajmërimin e

Tea zbuloi gjatë një interviste se edhe Andi ka pasur një lidhje jashtë Për’puthen, teksa ajo luante lojën me të përpara publikut. Tea nuk e tha emrin e vajzës, por dyshimet janë të forta për Melisën. Në atë kohë, për të cilën Tea ka folur, Andi është përfolur vetëm për lidhje me Melisën.

Ndërkohë Andi ishte i pari që reagoi në lidhje me deklaratat e Teas, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të japë edhe ai versionin e tij.

“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen Për’puthen dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh.

Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim. Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në Facebook do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, ka shkruar Andi.

"Le të hapen..." / Melisa bën paralajmërimin e

Nga ana tjetër, Melisa në mes të gjithë kësaj zhurme vendosi dje që të mbyllte llogarinë e saj në Instagram. Shumë e përkthyen si një lëvizje për të qëndruar larg “problemeve”, por në fakt nuk është kështu. Melisa ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku ka treguar se edhe ajo do të flasë shumë shpejt për gjithçka, sepse ndjehet e lodhur nga fjalët që po thuhen për të. Ajo shprehet se nuk mundet të durojë më tepër hipokrizinë e njerëzve që përpiqen ta ulin, për t’u ngritur vetë sa më lart.

“Personazh publik apo jo personazh publik, mbi të gjitha jam njeri prej mishi e gjaku si të gjithë ju. Por me sa duket asnjë nuk ndalet. Nuk më ka mbyllur asnjë Insatgramin, account-in e kam mbyllur vetë sepse më lodhët.

Do rikthehem, sepse duhet të flas dhe unë. Jo për publikun, sepse unë nuk i detyrohem askujt që të flas gjëra të mia private! Këtë pjesë duhet ta kenë të qartë gjithë njerëzit dhe portalet. Duhet të flas, sepse mesa duket supet e mia nuk mbajnë dot hipokrizinë, filozofinë dhe moralet që shesin një pjesë për të dalë nga situata.

Por nuk ngrihesh duke ulur të tjerët, por meqë dëshironi këtë lojë, ua kam borxh pra! Le të hapen letrat për të gjithë dhe të vendosim pikat mbi i sepse realisht më lodhët, por nuk rrëzohem!”, shkruan Melisa në videon e saj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore