Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Lë pas këngëtarët e famshëm, Dua Lipa udhëheq nominimet në VMAs në Britani

Lë pas këngëtarët e famshëm, Dua Lipa udhëheq

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka udhëhequr nominimet në UK Music Video Awards. Shqiptarja ka siguruar plot tetë nominime, përfshirë dy në kategorinë “Video më e Mirë Pop (MB)” me këngët Physical dhe Break My Heart.

Ajo ndiqet nga artistë të tjerë të mëdhenj si Michael Kiwanuka me 5 nominime, The Weeknd po ashtu me 5 dhe Beyonce me 4 nominime.

Sipas mediave të huaja, çmimet e këtij viti kanë numrin më të madh të kategorive në UK VMAs, pas shtimit të “Best Lockdown Video” si rezultat i pandemisë COVID-19.

Në vend të ceremonisë së zakonshme vjetore në Roundhouse në Londër, fituesit e këtij viti do të shpallen nëpërmjet një ceremonie virtuale, detajet e së cilës nuk janë zbuluar ende.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore