Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në Amerikë: Kam 4 vite e martuar, mami dhe babi... (FOTO)

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Rremida Shkoza është një shqiptare e cila 30 vite më parë u arratis së bashku me familjen drejt Italisë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkodrania sot është shndërruar në një prej aktivisteve për të drejtat e komunitetit LGBTI në Nju Jork. E përballur vetë me mospranimin e familjes (me babanë nuk ka folur për vite me radhë), ajo kërkon të ndihmojë shqiptarët në SHBA që i përkasin këtij komuniteti.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Rremida ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku rrëfeu historinë e jetës së saj. Ajo fillimisht tregoi se familja e saj u arratis pasi ka vuajtur shumë nga komunizmi.

“U arratisëm pasi kemi vuajtur nga komunizmi, kemi qenë të internuar. Gjyshi dhe gjyshja kanë qenë të internuar. Ka qenë kohë e frikshme, e paqëndrueshme. Në Itali kemi qëndruar 15 muaj dhe më pas në Amerikë fituam azil politik. Në Itali jeta ishte më e lehtë, ndërsa në Amerikë ishte shumë e çuditshme. Ishte si tronditje kur i shikon njerëzit e ndryshëm dhe ishte e vështirë për tu adaptuar. As gjuhën nuk e dinim mirë. Ishte e vështirë të komunikoje në shkollë”, tha Shkoza.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Më pas moderatorët e pyetën në lidhje me partneren e saj, Elle, me të cilën ka katër vite që është e martuar. “Para shtetit jemi të martuara, kemi 4 vite. Martesën e bëmë në Karolinën e Veriut”, tha ajo.

Jeta jote personale është e “çuditshme”. Ke qenë e martuar me një burrë, e tani je e martuar me një femër. Si ndodhi?

Jam rritur me edukatën familjare, si katolike. U martova për 5 vite. Pastaj u ndava sepse doja të jetoja jetën time. Është një barrë e madhe që nuk e përmban më. Nuk mund të jetosh në një gënjeshtër.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Kur e kuptove se kishe pëlqim për seksin e njëjtë?

Ka filluar ka herë, por nuk e kam kuptuar vetë. Martesën e lashë për respektin për ish-burrin dhe jetën time.

Kur u njohe me Ellien?

Jam njohur në vitin 2015. Unë  e respektoj babanë, e ka pritur si një prind shqiptar me kulturë shqiptare. Më ka thënë që të mos t’ia them kujt, e nëse do e bëja publike do e vrisja. Prindërit nuk janë më bashkë, mami ka qenë më e lehtë. Ka qenë një punë e bërë gradualisht.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

E ka takuar mami Ellien?

Po, e ka takuar dhe e ka pranuar kohët e fundit. Babi nuk e ka takuar dhe nuk e di nëse jam martuar. Me të flas vetëm për gjëra të thjeshta.

Si do e presë babai këtë deklaratë?

Unë gjithë jetën i kam nderuar prindërit dhe kulturën time. Jeta ime nuk i vret të tjerët. Jeta ime ka vlerë, ashtu si gjithë të tjerët. Unë i nderoj ata, duke jetuar hapur, duke shprehur veten lirshëm.

La bashkëshortin për një grua, shkodrania që jeton në

Ka të rinj shqiptarë në Amerikë që e mbajnë të fshehtë drejtimin seksual?

Është shumë e vështirë, pasi jemi akoma me kulturën shqiptare, me mendime të vjetra. Shumë të rinj jetojnë dy jetë, e krijon vuajtje të tmerrshme.

Po ish-bashkëshorti si e priti?

Kemi shoqëri me të. Kam shkuar të jetoj me nënën e tij pasi jam ndarë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore