
Kush është shtatzënë? Neda dhe Bora zbulojnë gjininë e bebit që do të vijë në jetë (FOTO)
Një lajm i ëmbël dhuroi emocione mbrëmjen e djeshme në studion e “Për’puthen Prime”, në episodin e parë të këtij sezoni.
Opinionistja e programit të dashurisë, Neda Balluku, zbuloi për publikun se është në pritje të fëmijës së tretë.
“Në familjen tonë do të vijë dhe një bebe tjetër. Kur e zbuluam thamë: bebi numër tre, po tani çfarë do të bëjmë? Është një shprehje që thotë se jeta është ajo që të ndodh kur ti bën plane të tjera. Jeta në këtë moment na ka rezervuar një surprizë dhe një dhuratë shumë të bukur. Të papritur, por shumë të dashur”, tha Balluku.
Neda gjithashtu tregoi se si e pritën dy djemtë e saj këtë lajm.
“Djali i madh Serxh është gati 8 vjeç dhe e kupton të gjithë situatën. Fjalia e parë që tha kur e mësoi, ishte kujt i morët leje. Pastaj e mblodhi veten dhe sot është ai që kujdeset më shumë për mua në shtëpi. Është diçka shumë emocionuese. Ndërsa i vogli ka një ëmbëlsi të jashtëzakonshme, vjen herë pas here dhe thotë ku është bebi. Jam shumë e lumtur që po e jetoj këtë moment”, tha Balluku.
Por, produksioni nuk e la me kaq. Pasi konfirmoi gjininë e bebit, Bora Zemani ftoi Nedën ta zbulonin së bashku në ‘live’ në studio.
Nga kutia e surprizave dolën disa tullumbace rozë, duke konfirmuar kështu se së shpejti, familja do të shtohet me një vajzë, ashtu sikurse Neda kishte dëshirë.



Elgiti nuk do ta mbajë unazën në gisht/ Ja çfarë mendon Klea për këtë
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
