
Kush është ajo? Këngëtarja shqiptare pozon krah milioneres së famshme
Vajza e këngëtares shqiptare Albërie Hadërgjonaj , Anxhelina, prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga postimet në rrjetet sociale vihet re në rrethin e saj shoqëror ka edhe milioneren e famshme, Kylie Jenner.
Në fakt shoku i saj i ngushtë Ariel, njëkohësisht edhe shoku dhe make-up artisti i Kylie-t shpesh ka bërë që bukuroshja shqiptare dhe Jenner të frekuentojnë vende dhe festa të njëjta.
Edhe së fundmi ka qenë Ariel ai që ka bërë që Kylie dhe Anxhelina të pozojnë së bashku. Make-up artisti i njohur ka postuar në Instagramin e tij një foto ku duket në njërin krah Anxhelina dhe një krahin tjetër Kylie. Kjo foto më pas është postuar edhe nga vetë pronarja e “Kylie Cosmetics” në Instastory-n e saj.
Më herët Albërie Hadërgjonaj në një dalje të saj ka rrëfyer se vajza e saj Anxhelina ka një shtëpi shumë të afërt me miliarderet Kylie Jenner dhe Kim Kardashian.
“Ne kemi fqinje Kylie me Kim dhe nënën e tyre. Janë shumë të mira, dalin me shapka. Në fillim i thashë Anxhelinës si dalin këto kështu. Nuk duken si në foto. Nuk kanë lidhje me fotot”, tha Albëria në emisionin Goca dhe Gra.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




