Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Kush e emocioni kaq shumë? Ardit Çuni nuk i mban dot lotët: Më fal që nuk kam...  

Kush e emocioni kaq shumë? Ardit Çuni nuk i mban dot lotët:

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, nuk ka mundur që t’i mbajë lotët teksa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Konkurrenti i “Dancing With The Stars” u surprizua nga nëna e tij, e cila i kishte shkruar një letër.

Me zërin që i dridhej dhe lotët që i mbushnin sytë artisti lexoi fjalët që një nga peronat më të shtrenjtë i  ka kushtuar.

Kush e emocioni kaq shumë? Ardit Çuni nuk i mban dot lotët:

Përpara se të niste të lexonte, ai tha se këtë javë është përballur me problemet shëndetësore të mamasë së tij, por nuk ka lënë pas angazhimet në kërcim.

“Ne kemi një marrëdhënie që nuk para ia shprehim njëri- tjetrit me fjalë, por ne jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Mami këtë javë ka kryer një operacion dhe jam detyruar t’i jem pranë dhe sa në prova e angazhime”, u shpreh konkurrenti i “Dancing With the Stars”.

Këngëtari i njohur vendosi të lexojë letrën, e cila zbuloi një anë tjetër të Ardit Çunit që rrallëherë e shohim.

Kush e emocioni kaq shumë? Ardit Çuni nuk i mban dot lotët:

“Ardit nuk jam shprehur kurrë publikisht për ty, por sonte do të të them disa fjalë zemre. Më fal që nuk kam ardhur të të ndjek nga afër në skenën e “Dancing With the Stars”, por ti e di që po kaloj disa probleme shëndetësore. Me zemër kam qenë me ty në çdo hap tëndin. Që kur ishte 10 vjeç dhe more pjesë në konkursin “Zërat Magjik” unë e kisha të qartë se ku do të shkoje. Je rritur mes shumë vështirësish pasi nuk kishim mundësi ekonomike që të ndiqje të gjitha kurset që ti dëshiroje. Po jam krenar që me punën tënde ia dole të bëhesh një yll i vërtetë. Shumë kush të paragjykon sepse i thua gjërat troç, por kështu  je ti, i thua gjërat drejt se nuk e duron dot padrejtësinë. Je djali im i fortë dhe jeta ime pa ty nuk do të kishte kuptim. Sa e sa herë kam qarë fshehurazi teje me lot gëzimi sepse jam ndjerë krenare…”, shkruhej në letrën që mamaja i ka kushtuar këngëtarit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore