Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Kur të dal nga këtu do nis…”/ Semi flet me Fifin për shëndetin e tyre mendor: Gjendja jonë nuk ka lidhje me skizofreninë

“Kur të dal nga këtu do nis…”/ Semi flet me Fifin

BB VIP - Fifi dhe Semi janë dy banoret që disa situata të krijuara në shtëpi nuk i kanë përjetuar aspak mirë. Kjo për shkak se janë shumë emocionale. Por ngjarja që po komentohet shumë së fundmi, ku humbi ndjenjat në transmetim live të martën, ka shqetësuar të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, dy këngëtaret kanë folur në lidhje me problemet e tyre. Jaupaj i foli Fifit në lidhje me konsumimin e ilaçeve apo me konsultat, të cilat mund ta ndihmojnë artisten të ndihet më mirë, ashtu siç ka ndodhur me atë vetë.

Semi i tha Fifit se gjendja e tyre emocionale nuk ka lidhje me sëmundjet mendore, siç është “skizofrenia”. Ndërsa Fifi zbuloi se ka vendosur të nisë sërish konsultat pasi të dalë nga shtëpia.

Pjesë nga biseda:

Semi: Jam njeri i fiksuar. Për çdo gjë që ndodh në jetë, që nuk e di, shkoj direkt në Google. Ndonjëherë është gabim, por informacione janë gjithsesi. Do marr informacion gjatë gjithë kohës. E di dhe ç’është… sëmundja më e rëndë e trurit është skizofrenia. Ta shpjegon mirë ç’është skizofrenia.

Fifi: Po, e di çfarë është skizofrenia.

Semi: Kjo është sëmundje mendore, s’ka lidhje kjo gjëja që ke ti dhe unë me sëmundjen mendore. Ne e kemi thjesht emocionale. S’ka lidhje, emocioni është tjetër gjë dhe sëmundjet e trurit janë tjetër gjë.

Fifi: Do filloj pasi të dal nga këtu të bëj konsulta siç i kam pas bërë. Unë e nisa para dy viteve me nusen e Elvis Pupës.

Semi: Trajnim?

Fifi: Po. Por iku në Amerikë ajo. Ishte shumë e mirë. Më ka pas ndihmuar shumë, por iku.

Semi: Jam e shqetësuar për ty.

Fifi: Pse?

Semi: Jam shumë e shqetësuar.

Fifi: Është thjesht akumulim shpirt. Tërë kohën duke më akuzuar.

Semi: Kjo është jeta.

Fifi: Kjo ishte e vështirë.

Semi: E di, se isha një muaj e kusur që s’isha kurrkund. E dija unë se çfarë i thoja vetes. Por kjo s’është okay. Se jeta kështu është e vështirë. Ke shumë gjëra për të qenë e lumtur. Nuk ke eksperienca me njerëzit këtu, po kujt i bëhet vonë?

Fifi: Kjo gjëja që mua më ndodhi dje, është një gjë që unë e luftoj. Edhe kjo gjëja më ka shqetësuar ndër vite.

Semi: Nuk duhet ta luftosh vetë. Dhe unë e luftoja vetë dhe erdhi momenti që mora ilaçe e thoja ‘Çfarë jam unë? Skizofrene?!’. Më mori mami më çoi dhe më tha që do ta bësh këtë gjënë për mua. E bëra dhe jam mirë. Nuk jam gjithë kohës me ilaçe. Erdha këtu dhe nuk i pi më ilaçet. Kur më dhemb një gjë, pi diçka që mos të më dhembi më. Nuk duhet të kesh frikë nga ilaçet.

Fifi: Kam.

Semi: E di që ke. Se jetojmë në një shekull që janë normale. Mua kjo më shqetëson te njerëzit se thonë kur pi ilaçe, bëhesh e varur. Unë nuk i pi gjithë kohës. Varet si ka qenë jeta. Kur kam qenë shumë emocionale, s’kam pse mbyllem e qëndroj në shtëpi gjithë kohës. Unë meritoj më shumë, më kupton?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore