Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Kur taksia vjen në 5 dhe...”/ BBC 3 e krahason Ronela Hajatin me aktoren britanike (VIDEO)

“Kur taksia vjen në 5 dhe...”/ BBC 3 e krahason Ronela Hajatin

Ishte e para që hapi garën e madhe në “Eurovision” dhe elektrizoi skenën me performancën e saj, por Ronela Hajati nuk arriti dot që të kualifikohej për në finale.

“Sekret” është kënga që nisi zyrtarisht “Eurovision”, i cili këtë vit organizohet në Torino të Italisë.

“Kur taksia vjen në 5 dhe...”/ BBC 3 e krahason Ronela Hajatin

Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesja e Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e publikut me gjithë performancën e saj. E pikërisht televizioni i njohur britanik BBC ka komentuar një pjesë të performancës, duke ironizuar me lëvizjen e saj të kokës.

“Kur taksia vjen në 5 dhe ju ende keni nevojë t’i thani flokët e juaja. #Albania?? #Eurovision”, ka shkruar BBC 3 në “Twitter”.

Madje nuk ka munguar as krahasimi me një aktore britanike, Sheridan Smith.

Në fakt BBC 3 nuk ka ironizuar vetëm Ronela Hajatin, por ka bërë nga një postim për çdo këngëtar apo grup që performoi mbrëmë në skenën e “Eurovision”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore