Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Kur është me pushime, mos e shqetësoni Borën!

 

 

 

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Së fundmi Bora ka shkuar për pushime jashtë Shqipërisë me djalin dhe njerëzit e saj të dashur. Vetëm pak më parë moderatorja ka postuar në 'Instagram' fotot e para të saj gjatë këtyre pushimeve dhe me shkrimin në foto na ka lënë të kuptojmë se gjatë kësaj kohe nuk është e disponueshme për asgjë se çfarë flitet apo thuhet, duke na treguar kështu se dëshiron që të relaksohet dhe të shkëputet përkohësisht.

"Personi që po telefononi për momentin nuk mund të përgjigjet! Lini mesazhin tuaj pas sinjalit...beeep!"

 

Kur është me pushime, mos e shqetësoni Borën!

Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore