Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Ku i gjen lekët, apo burri me kanabis?”/ Aulona Musta zbulon burimin e të ardhurave: Kam tre...

“Ku i gjen lekët, apo burri me kanabis?”/ Aulona Musta zbulon

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here bën me ndjekësit edhe bashkëbisedime virtuale.

Së fundmi, ajo ka hapur një “ask me a question” në “Instastory” dhe pyeste ndjekësit nëse kishin nevojë për këshilla apo mendime nga ana e saj.

Teksa shumë ndjekës i kanë kërkuar këshilla të ndryshme në lidhje me shëndetin, punën apo çështjet e zemrës, ka pasur të tjerë që kanë qenë kuriozë të dinë për burimin e saj të të ardhurave.

“Ku i gjen lekët, apo burri me kanabis?”/ Aulona Musta zbulon

“Ku i gjen gjithë ato lekë ngele çdo ditë të viti me pushime, apo burri me kanabis?”, i shkruan ndjekësi, të cilit Aulona nuk ngurroi t’i përgjigjej.

Moderatorja fillimisht i tregoi ndjekësit të gjitha burimet e saj të të ardhurave, dhe pasi “i bëri llogaritë” e veta, ajo i drejtohet personit në fjalë me pyetjen: “Ti të tuat i ke bërë?”

“Kam tre biznese plus Instagrami që është biznes më vete u bënë 4, plus një punë në televizion, u bënë 5 burime të ardhurash. Plus puna e burrit, imobilare/shitje blerje pronash u bënë 6 burime të ardhurash (po pate ndonjë pronë për të shitur ose blerë na thuaj).

Ndërkohë po mendoj/planifikoj/projektoj të ndërtoj edhe dy biznese të tjera brenda vitit të ardhshëm.

Ja llogaritë e mia t’i bëra. Ti të tuat i ke bërë? Se ky është halli, që duke bërë të miar, harron se duhet të merresh me të tuat dhe pasta ji hakërrehesh fatit dhe botës.

P.s: Të them një sekret të vogël, zakonisht burrat që merren me kanabis nuk nxirren në Instagram me fytyrë, mbahen sekret”, thuhet në postimin e plotë të Aulonës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore