Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Kristin do ta nxjerr o me flokë të gjata...”/ Luizi debaton me Armaldon: Je frikacak  

“Kristin do ta nxjerr o me flokë të gjata...”/ Luizi

Luiz Ejlli i ka përgatitur të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, se do të merret me ta dhe nuk do i lërë rehat.

Madje edhe pse ka raport më të afërt me Armaldo Kllogjerin, këngëtari i njohur herë pas here e ngacmon. Madje ditën e sotme ai i ka thënë tenorit se ai si natyrë është frikacak dhe se ka frikë të përballet në debate me të.

Luizi i tha Armaldos se e sheh atë si frikacak, sepse debaton vetëm me frikacakë, duke iu referuar Bjordi Mezinit, i cili po ashtu ishte prezent gjatë bisedës së tyre.

Nga ana tjetër, Luizi tha se do të ketë një përballje të fortë sonte me Kristin, që sipas tij, i ka bërë atij diçka.

I pyetur nga Bjordi se për çfarë bëhet fjalë, Luizi tha se nëse momenti për të cilin ai po flet do të transmetohet në Prime, do e marrin vesh të gjithë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore