Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Krah Ilir Dushkaj në "Dancing with the Stars" do të jetë balerina profesioniste Frenki Ziaj!

 

 

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të startojë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë vetëm një qëllim të vetëm, fitoren.

Ai është Ilir Dushkaj, mjeshtër i koktejleve, por sa do t’ia dalë ta shkundë skenën?! Bartenderi Ilir Dushkaj është gati për të konkurruar në “DWTS” por kush do jetë krah tij në këtë rrugëtim të ri?!

Dashi është një lider! Por ç’ndodh kur dy të lindur të kësaj shenje bëhen bashkë?! Frenki, një balerinë profesioniste dhe shumë energjike është gati që të jetë në krah të Ilirit.

Dhe, siç thuhet, besimi në vetvete dhe shpirti luftarak, përshkruajnë më së miri një dash. Epo duket qartë që Iliri dhe Frenki do të synojnë fitoren në DWTS dhe ne po presim me padurim t’i shohim duke kërcyer.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore