
“Kosova nuk ekziston”/ Dua Lipa reagon kundër atyre që i kanë cenuar identitetin shqiptar: Kam jetuar atje, i di jetët që kanë humbur
Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj. Ajo në asnjë moment nuk rri pa përmendur faktin se nga ka ardhur, edhe pse ka vite që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
Së fundmi, Lipa ka dhënë një intervistë për “WSJ. Magazine”, ku ka folur gjatë lidhur me çështje të ndryshme të jetës së saj.
Një ndër temat që ajo ceku fillimisht ishte për thelbin e mbajtjes së jetës së saj larg shkëlqimit mediatik.
“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit i dinë në të vërtetë gjërat siç janë. Unë kam bërë paqe me faktin që njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura.” Deklarata e Lipës vjen pas ndarjes me të dashurin prej dy vitesh, modelin Anwar Hadid.
Duke folur më tej për rrënjët e saj kosovare, këngëtarja përsëriti se kujtimi i së kaluarës e ndihmon atë të jetë e bazuar dhe e kënaqur me jetën e saj.
“Është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka afër zemrës sime. Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që kur dikush mundohet të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë", ka deklaruar këngëtarja.




Këngëtarja shqiptare: Ma gjeni edhe një burrë në Kosovë dhe... (FOTO)
Historia e plotë >




A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




