Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Konkurrenti i “Për’puthen” flet për marrëdhëniet intime: Orgazma në s*ks nuk ka shumë rëndësi, por...

Konkurrenti i “Për’puthen” flet për

Për'puthen - Gjatë puntatës së djeshme në "Për'puthen", u transmetua takimi i Ritvana Fetahut me Azem Halimin. Teksa jepeshin pjesë nga takimi i tyre, kishte edhe komente të ndryshme nga konkurrentët e tjerë. Madje ky takim nxiti debate në studio.

Konkurrentët e “Për’puthen” nuk i kursyen ngacmimet për marrëdhëniet seksuale gjatë bisedës me njëri-tjetrin.

Por përveç Ritvanës dhe Azemit, edhe Denzeli kishte diçka për të thënë. Ky i fundit kishte zhvilluar një bisedë me Mikela Pupën dhe me Ritvanën në prapaskenë, në qendër të së cilës kishte qenë pikërisht seksi.

Konkurrenti i “Për’puthen” flet për

Pjesë nga biseda:

Denzel: A ke fantazuar ndonjëherë për një çun tjetër këtu?

Ritvana: Denzel, kë hallin tëndi ti apo? S’e di. Denzel e ka problemin te vetja, në kuptimin e mirë të fjalës. Kemi pasur një bisedë një ditë dhe po flisnim rreth jetës sonë seksuale dhe mënyra si u shpreh Denzeli ishte shumë interesante.

Denzel: Folëm për seks, si funksionon, si janë gjërat interesante.

Bora: Çfarë i ke thënë vajzave mo Denzel?

Denzel: Thjesht shpjegova mënyrën si mendoj unë për seks.

Ritvana: Ishte shumë i lirshëm, sidomos për një temë që është ende tabu këtu.

Denzel: I thashë ça ka rëndësi në seks.

Arjani: Ça i the?

Denzel: Më vjen pak zor ta them kështu, po ne dolëm për momentin e prishjes dhe kështu gjëra të tilla. Ishte për pjesën e orgazmës dhe thashë që orgazma në seks nuk ka shumë rëndësi. Është thjesht fundi i të gjithës, Unë thashë interesant është ajo që ndodh, emocionet, lëvizjet, shikimet gjatë seksit.

Arjani: Edhe fundi i filmit ka rëndësi, po s’pe fundin e tij…

Konkurrenti i “Për’puthen” flet për

Ritvana vendosi që në pjesën e tretë të takimit të largohej më shpjet, sepse sipas saj mungesa e fjalorit të gjuhës shqipe tek Azemi, e kufizonte që të vazhdonte bashkëbisedimin. Ajo e cilësoi këtë takim si “më të keqin” që ka realizuar deri më sot në programin e dashurisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore