Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Sjellje homofobe dhe ofendime/ Shqipja përjashtohet nga “PërPuthen”

Sjellje homofobe dhe ofendime/ Shqipja përjashtohet nga

Shqipja është përjashtuar për një afat të pacaktuar nga emisioni i “PërPuthen”, pas debatit të djeshëm në studio.

Njoftimi u bë nga prezantuesja, Bora Zemani, në hyrje të emisionit, e cila tha se, pavarësisht se programi promovon lirinë e shprehjes për konkurrentët, nuk toleron homofobinë.

“Konkurrentja Shqipe Hysenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Duke i garantuar të gjithë shikuesit tanë të çdo moshe, se Top Channel është i vendosur të mbrojë personalitetin dhe dinjitetin e çdokujt pavarësisht bindjeve dhe orientimeve të tij fetare, politike apo seksuale ne kemi vendosur të përjashtojmë për një fat të pacaktuar Shqipen nga “Për’Puthen”. Mbrojtja e parimeve mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë moderne dhe pluraliste, është më e rëndësishme se audienca e çdo programi. Për këtë shkak i kërkuam Shqipes të kërkojë ndjesë publike duke e përjashtuar nga “PërPuthen”, tha Bora.

Të njëjtën mendim kishte dhe opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se mbipolarizimi i sjelljes së Shqipes, ishte jo i denjë për këtë emision dhe logon që ajo përfaqëson.

“Shqipja, unë nuk dua ta kryqëzoj me atë homofobinë e saj. Por atë që ne e kemi vlerësuar si të drejtpërdrejtë ka disa gjëra negative për të cilat nuk është e përshtatshme në këtë emision televiziv. Ky bipolarizëm i sjelljes së Shqipes, e cila në një mënyrë shfaqet pozitive në prapaskenë, më pas vjen këtu dhe tregon atë ç’rregullinë, e cila rritet në mënyrë eksponenciale, pa u frenuar, logjikuar dhe arsyetuar, të bën që në një televizion televiziv të pa përshtatshëm, e theksoj edhe njëherë vendimin e drejtë të largimit të saj”, tha Arjani.

Ditën e djeshme, pas prezantimit të klipit të takimit të Teas me Gracianon, në studio pati debate shuam të forta, ku Shqipja u pozicionua qartë kundër Gracianos, për shkak të preferencës së tij seksuale.

Gjatë debatit nuk munguan akuzat dhe deklaratat e forta, ku disa herë, Shqipja, ironizonte Gracianon duke e imituar, ku më pas u akuzua për bullizëm. Ajo konfliktua edhe me Tean dhe Anën, ku si pasojë, të dyja vajzat, shoqëruar dhe nga Graciano, lanë emisionin për disa minuta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore