Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Komediani i njohur Nick Cannon zbulon nëse po planifikon të ketë sërish fëmijë!

Komediani i njohur Nick Cannon zbulon nëse po planifikon të ketë

Nick Cannon ka thënë së fundmi se nuk po planifikon të ketë më fëmijë pasi është “mirë” me situatën e tij aktuale familjare. Prezantuesi i “Masked Singer” mirëpriti së fundmi fëmijën e tij të 12-të. Ndërsa Alyssa Scott, nëna e djalit të tij të ndjerë Zen, i cili ndërroi jetë nga tumori në tru kur ishte pesë muajsh dhjetorin e kaluar, është shtatzënë sërish, por ai nuk e ka “idenë” se kur do të ketë më shumë pasardhës pas kësaj dhe tha se është “mirë” me situatën e tij aktuale familjare ashtu siç është.

Cannon është pyetur shpesh nga fansat nëse mund të ketë më shumë fëmijë. Së fundmi ai u shpreh për “Billboard News” se:

Nuk e di, nuk e kam idenë. Mendoj se jam mirë tani!

Ylli 42-vjeçar këmbënguli që fëmijët e tij janë gjithmonë prioriteti i tij kryesor.

Ky është prioriteti im numër një, padyshim. Unë zgjohem duke qenë një baba duke menduar për fëmijët e mi dhe gjithçka tjetër vjen pas kësaj. Fëmijët e mi janë padyshim forca krijuese në gjithçka që bëj. Ata janë përgjigjja e pyetjeve më qesharake, më inovative, më të mira…çdo projekt për të cilin jam duke punuar tani është përmes syve të tyre.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore