Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Klinton i “fiksuar” me alienët/ Ish-presidenti zbulon kërkimet për qeniet jashtëtokësore: Urdhërova që...

Klinton i “fiksuar” me alienët/ Ish-presidenti zbulon

Imagjinoni të jeni bërë udhëheqësi i vendit më të fuqishëm në botë me akses në disa nga dosjet më konfidenciale që ekzistojnë, a nuk do të dëshironit ta përdornit atë fuqi për të zbuluar nëse shërbimi juaj sekret kishte qenë në kontakt me alienët?

Epo, kjo është ajo që bëri Bill Clinton pasi u bë presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shërbyer nga viti 1993 deri në 2001.

Duke folur në emisionin “The Late Late Show”, ish-presidenti amerikan zbuloi se dikur kishte urdhëruar një inspektim të bazës famëkeqe ushtarake ‘Area 51’ në Nevada.

Clinton tha se ai dhe shefi i tij i shtabit John Podesta, i cili sipas ish-presidentit ishte një adhurues i madh i fantashkencës, bënë çdo përpjekje për të zbuluar gjithçka në lidhje me incidentin e Roswellit të vitit 1947, në të cilin një anije kozmike aliene u përfol se u rrëzua në shkretëtirën e Nju Meksikos.

Ai gjithashtu pranoi se ata kishin “dërguar njerëz” në Zonën 51, duke përfshirë këshilltaren e tij për sigurinë kombëtare, Sandy Berger, për të siguruar që të mos kishte qenie te huaja.

Ish-presidenti shpjegoi: "Unë thashë se duhet të zbulojmë se si do ta trajtojmë këtë rast sepse këtu bëjmë shumë nga kërkimet tona të padukshmërisë, në aspektin e teknologjisë, si për shembull, si të fluturojmë me aeroplanë që nuk do të kapen nga radarët e gjëra të tjera si këto.”

Inspektimi i Klintonit nuk dha asnjë rezultat që tregonte ekzistencën e të huajve në bazën e fshehtë ushtarake.

Ai tha: “Nuk ka të huaj, të paktën me aq sa di unë”.

Megjithatë, kurioziteti i ish-presidentit për alienët nuk mbaroi me kaq. Ai kujtoi se kishte vizituar Observatorin WM Keck në Hawaii me gruan e tij Hillary në vitin 2018, ku ai pyeti shkencëtarët për "mundësinë e jetës në hapësirën e jashtme", megjithatë dhe në atë rast, përgjigjja që mori ishte negative.

Në fillim të këtij muaji, NASA njoftoi se zyrtarisht po përgatiten të ekzaminojnë dhe hetojnë UFO-t në rast se ato paraqesin një 'rrezik sigurie'. Ata do të përqendrohen në mënyrë specifike në fenomene ajrore të paidentifikuara (UAP) që nuk mund të identifikohen si avionë ose fenomene të njohura natyrore.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara kohët e fundit mbajti një konferencë për UFO-t për herë të parë në më shumë se 50 vjet, ku u shfaqën disa pamje të UAP-ve, me një që zbulonte një objekt sferik që lëviz me shpejtësi dhe një tjetër shfaqte një entitet trekëndor të gjelbër në qiell.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore