
“Kishim kimi dhe...”/ Fationi i zbulon të gjitha, tregon bisedën e fundit me Melisën (FOTO)
Menjëherë pas përplasjes me konkurrentin e ri të “Për’puthen”, Eri, Fationi vendosi që të largohej nga programi. Përmes një postimi të gjatë në “Instastory”, ai u shpreh se nuk mund të qëndronte më aty.
Fationi shton se nuk donte të bëhej pjesë e intrigave dhe mashtrimeve që po ndodhin brenda në reality show.
Ndërkohë para se të merrte vendim për t’u larguar nga emisioni, ai ka patur edhe një përballje të ashpër me Melisën, të cilën e akuzoi se kishte nisur një lidhje dashurie jashtë programit me një nga djemtë e “Për’puthen”.
Melisa nuk i pranoi akuzat e tij, ndërsa Fationi nuk preferoi të fliste më gjatë. Ndërkohë i ftuar së fundmi në emisionin “Roped With Olsi”, Fationi është shprehur se Melisa është personazhi më fals brenda emisionit.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” gjithashtu nuk ngurroi që të tregojë edhe bisedën e fundit që ka bërë në “WhatsApp” me konkurrenten e “Për’puthen”.
“Ku je ti? S’ke ardhur”, ishin fjalët e fundit që ata kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin. Fationi shpjegoi se këto mesazhe kanë shumë kohë, që kur Melisa u bë pjesë e programit dhe u çudit që ende nuk e kishte fshirë numrin e saj nga celulari.
Ndërsa kur u pyet se për cilat nga vajzat brenda programit kishte krijuar një ndjenjë, Fationi tha se për asnjërën prej tyre. Megjithatë ai shtoi se për Ana Lleshin ka pasur afeksion, sepse kishin kimi dhe kuptoheshin me njëri-tjetrin.





Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme
Historia e plotë >



BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini

E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Biznes

Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >
