
Kiara Tito merr në zotërim Instagramin e saj, ja cili ishte postimi i parë pas daljes nga "BBV2"!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Pasi ka mbaruar intervistën e saj të parë ditën e sotme pas daljes nga shtëpia në emisionin “Fan Club BBV2”, Kiara ka rimarrë vetë në zotërim Instagramin e saj, i cili deri më tani gjatë kohës që Kiara ishte brenda shtëpisë menaxhohej nga mikesha e saj. Vetëm pak më parë Kiara ka vendosur që postimi i saj i parë të ishte fotoja e puthjes së saj të parë me Luizin gjatë dasmës së tyre brenda shtëpisë, ku përveç falenderimeve për të gjithë ata që e kanë mbështetur deri më tani ka shkruar edhe disa fjalë për Luizin.
Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qenë e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit edhe kur kisha kundër të gjithë dhe i kam qëndruar dhe do ti qëndroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥? @ina.ejlli
View this post on Instagram
Ditën e sotme e ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara është pyetur se çfarë mendon për përkrahjen që ish të dashurit i saj, artisti Butrin Imeri ka shprehur gjatë kohës kur Kiara ishte brenda shtëpisë dhe rreth të gjitha aludimeve që qarkulluan më pas.


VIDEO/ Bled Mane del nga vetja, përdor fjalor banal kundrejt Nitës: Na...
Historia e plotë >


Përplasja virtuale Nita dhe Bledi, analisti Milaim Zeka: Ai është dashuru...
Historia e plotë >
Rikthim me Flori Mumajesin? Soni Malaj sqaron raportin me këngëtarin (Video)
Historia e plotë >

Nuk është takuar me Luizin e Kiarën, Efi jep arsyen e PAPRITUR
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >


