
“Khloe është motra e shëmtuar”, ylli televiziv reagon pasi poza e saj pa “photoshop” u bë virale në rrjet
Vetëm pak ditë më parë, në media u shpërnda me shpejtësi një foto e pa edituar e Khloe Kardashian. Në pozën në fjalë, ylli televiziv shfaqej me trupin e saj të vërtetë, pa asnjë filtër apo “photoshop”.
Ajo foto u postua në internet pa dashje nga një asistente e saj, pasi më pas e gjithë skuadra e Khloe u angazhua që ta fshinte atë sa më parë.
Ndërsa së fundmi, motra e Kim Kardashian ka reaguar vetë në lidhje me atë pozë që u komentua gjatë në rrjet. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa video live të trupit të saj, për të treguar se si është në realitet pa asnjë filtër,
“Kjo jam unë dhe trupi im i paprekur dhe pa filtra. Fotografia që u publikua këtë javë është e bukur. Por si dikush që ka pasur probleme me imazhin e trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu – dhe më pas ia shpërndan botës – ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet – pavarësisht se kush je.
Në të vërtetë, presioni, tallja e vazhdueshme dhe paragjykimi për t’u dukur perfekte gjithë jetën dhe për të plotësuar standardet e të tjerëve se si duhet të dukem ka qenë shumë për t’u duruar. ‘Khloe është motra e shëndoshë’. ‘Khloe është motra e shëmtuar’. ‘Babai i saj duhet të jetë tjetër sepse ajo duket shumë ndryshe’. ‘Mënyra e vetme që duhet të ketë humbur peshë është operacioni’”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.
View this post on Instagram
Gjithashtu bukuroshja ka pranuar dhe vetë se i pëlqen që të editojë fotot, siç i pëlqen të bëjë grimin apo të rregullojë thonjtë e saj. Ajo shprehet se kjo është mënyra se si i pëlqen ta shikojë bota dhe është zgjedhja e saj se çfarë bën me fotot, trupin apo gjithçka tjetër, që i përket vetëm asaj.
Në fund Khloe ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë njerëzit që nuk ndjehen mjaftueshëm perfekt njësoj si ajo.
“Për të gjithë ata që ndjejnë një presion të vazhdueshëm që nuk janë perfekt mjaftueshëm, dua të dini se unë ju kuptoj shumë mirë. Çdo ditë familja dhe miqtë më thonë se jam e bukur, por e di se këtë gjë duhet ta ndjesh nga brenda vetes. Ne jemi të gjithë unik dhe perfekt në mënyrën tonë. Në çdolloj mënyrë që një person zgjedh të shikohet. Kam kuptuar se ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë jetën duke u përpjekur që të jetojmë brenda modelit perfekt që të tjerët kanë vendosur për ne. Thjesht ji vetvetja dhe sigurohu që zemra jote të jetë e lumtur”,ka shkruar ylli i “KUWTK”.

Nuk flasin me njëra-tjetrën? Fifi zbulon si i ka marrëdhëniet me Luanën
Historia e plotë >
“Njerëzit po shokohen, më pëlqen ta shoh këtë”, Tayna zbulon se agjëron
Historia e plotë >


E lidhur me Arsimin, por Ana i habit të gjithë me deklaratën (FOTO)
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokal...
Historia e plotë >
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka arritur pikun, votuesit po bombardohen ...
Historia e plotë >
Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën
Zgjedhje 2021



Basha në Paskuqan, socialisti pret me gërshërë kartën e anëtarit të PS
Historia e plotë >
