Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Kërkesat e çuditshme të VIP-ave për ”Big Brother”, Arditi debaton me banorët

Kërkesat e çuditshme të VIP-ave për ”Big

Spektakli i kësaj të marte mbrëma ka nisur me përlasje mes Arditit dhe shumicës së banorëve të tjerë të ‘’Big Brother Vip’’.

Mjaftoi një klip i transmetuar nga ‘’Vëllai i Madh” dhe  diskutimi u ‘’ndez’’ mes konkurentëve.

Arditi u shpreh se e ka ndjerë çdo moment faktin se banorët e tjerë komentojnë për të dhe gjithçka që ai bën në shtëpi.

Ndërkohë me këtë koment nuk janë dakort konkurentët e tjerë të cilët e akuzuan Arditin se po kërkon vëmendje dhe se ndërhyn.

Kërkesat e çuditshme të VIP-ave për ”Big Brother”?

Të gjithë e dimë që janë VIP-a dhe janë mësuar me komoditet, por këtë javë , personazhet e ”Big Brother VIP” kanë pasur jo pak kërkesa të çuditshme.

Në spektaklin e sotëm moderatorja Arbana Osmani, zbuloi disa prej tyre.

Kështu dikush nuk bënte dot pa karamele me xhinxher, një tjetër pa hurma arabie, Fifi kërkonte saç për fli, Iliri majtofon dhe bokse për koreografi, parukier personal, ndërsa në dhomën e rrëfimit, Arditi i ‘vuri kapakun’ me kërkesën për raki.

Kërkesat e çuditshme të VIP-ave për ”BigKërkesat e çuditshme të VIP-ave për ”Big

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore